Connect with us

Shqipëri

Lufta do të riniste sot, Trump: Anuluam sulmin, Irani nuk do ketë armë bërthamore

Publikuar

Presidenti amerikan njoftoi se kishte pezulluar një sulm ndaj Iranit, të planifikuar për ditën e martë me kërkesë të emirit të Katarit, princit të kurorës së Arabisë Saudite dhe presidentit të emirateve të bashkuara Arabe.

Udhëzova sekretarin e luftës Pete Hegseth, shefin e Shtabit të Përgjithshëm Daniel Caine, dhe atë të forcave të armatosura të shteteve të bashkuara që të mos ndërmerret sulmi kundër Iranit, I planfikuar për nesër”, shkroi kreu I shtëpisë së bardhë në rrjetin social, Social Truth.

Trump shtoi më tej se negociata të rëndësishme po zhvillohen aktualisht dhe se sipas tyre do të arrihet një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për SHBA dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme e përtej. Ujdia, tha ai, do të përfshijë, zero armë bërthamore për Iranin.

Ndërkohë në një intervistë për mediat amerikane, Trump theksoi se nuk është i hapur ndaj asnjë lëshimi ndaj Republikës Islamike. Njoftimi erdhi pasi raportimeve se Pakistani ndërmjetësues i paqes i ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara një propozim të rishikuar nga Irani për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Këtë e tha të hënën një burim pakistanez për agjencinë e lajmeve Reuters, duke paralajmëruar se palët “nuk kanë shumë kohë” për të ngushtuar dallimet mes tyre…

Axios që citon një zyrtar amerikan raporton se Shtëpia e Bardhë e konsideron si të pamjaftueshëm propozimin e ri të Iranit, dhe thotë se ai nuk përfaqëson një përmirësim të rëndësishëm për të arritur në një marrëveshje. Sipas Axsios do të takohej të martën me këshilltarët më të lartë të sigurisë kombëtare për të diskutuar opsionet për rifillimin e veprimeve ushtarake.

Mediat në Iran thonë se Teherani në propozimin e ri me 14 pika, ka kërkuar një armëpushim të gjatë ne disa faza, hapje graduale e të sigurt të Hormuzit me një rol të garantuar për Pakistanin dhe Omanin në rast tensionesh.

Siç thuhet, Irani është shprehur i gatshëm për të pranuar një periudhë të gjatë moratoriumi për programin bërthamor në vend të çmontimit të plotë, me kushtin që uraniumi i pasuruar të zhvendoset në Rusi e jo SHBA. Ndërkohë sa i përket kompensimit për dëmet e luftës, Irani thuhet të ketë bërë një hap prapa, duke kërkuar në vend të tyre lëshime ekonomike”.

Shqipëri4 minutes ago

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Lajme1 hour ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri3 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme4 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri5 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë6 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni7 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme7 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë7 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

NA NDIQ NË FACEBOOK