Connect with us

Shqipëri

“Liroi dhëndrin e Kastratit, Darjo Jashari, nga burgu për 1 milion euro garanci/ Kush është gjyqtarja Flojera Davidhi që gjykoi edhe Berishën”

Publikuar

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Darjo Jasharit, dhëndrit të biznesmenit Shefqet Kastrati, me një garanci pasurore prej 1 milion eurosh. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, emër i njohur tashmë edhe për faktin se është përzgjedhur për të gjykuar dosjen “Partizani”, ku i pandehur është ish-kryeministri Sali Berisha.

Darjo Jashari dhe i ati, Ilir Jashari, akuzohen nga SPAK si organizatorë të një skeme ndërkombëtare kontrabande cigaresh, që sipas hetimeve i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm financiar prej mbi 36 milionë eurosh. Në qendër të skemës dyshohet se ka qenë kompania “Albanian Tabak Fabrika e Cigareve”, e cila përdorte regjimin doganor të “Përpunimit Aktiv” për të shmangur detyrimet doganore dhe për të kontrabanduar cigare drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas SPAK, në këtë aferë janë përfshirë 36 persona, mes tyre 29 punonjës të doganave shqiptare. Për 14 prej tyre u caktua masa “arrest me burg”, ndërsa të tjerët po hetohen me masa më të lehta sigurie.

Vendimi për lirimin e Darjo Jasharit kundrejt garancisë pasurore prej 1 milion eurosh është firmosur nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila prej vitit 2022 është pjesë e Gjykatës së Posaçme.

Kush është Flojera Davidhi?

Flojera Davidhi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe karrierën e nisi në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2019 ajo u komandua pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor si këshilltare ligjore, ndërsa në vitin 2021 kaloi pa probleme procesin e Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk konstatoi probleme për pasurinë apo figurën e saj profesionale, duke e konfirmuar unanimisht në detyrë.

Davidhi është bërë më herët objekt debatesh publike për një vendim të bujshëm në Korçë, ku shpalli të pafajshme një zyrtare hipoteke të filmuar nga kamerat e fshehta duke marrë ryshfet. Edhe pse vetë e pandehura kishte kërkuar dënim, gjyqtarja argumentoi se prokuroria nuk kishte provuar elementët e veprës penale.

“Ka shkelje etike, por duhet të provohet jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm vepra penale. Kam dhënë drejtësi”, deklaroi ajo gjatë procesit të Vettingut.

Vendimi i saj u la më pas në fuqi edhe nga Apeli.

Në tetor 2022, KLGJ e emëroi pjesë të trupës së GJKKO-së, ndërsa më pas emri i saj u përfshi edhe në dosjen e shumëpërfolur “Partizani”, ku nën hetim ndodhet kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Kush është Flojera Davidhi, gjykatësja që do të

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK