Connect with us

Lajme

Konfirmohet raportimi i Veriu.info, Mërgim Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut, po presim ardhjen e hetuesve nga Prishtina

Publikuar

Gazeta Online Veriu.info raportoi ekzkluzivisht për zhvillimet në Skenderaj, ku pritet të intervistohet kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

Veriu.info raportoi se ky intervistim ende nuk ka nisur.

Një raportim i tillë sapo u konfirmua edhe nga deputeti Mërgim Lushtaku, i cili në deklarimin për Veriu.info tha se ky intervistim ende nuk ka nisur.

Ai ka thëné se po presin ardhjen e hetuesve nga Prishtina në stacionin policor në Skenderaj, ku siç tha ai Sami Lushtaku do të jetë në dispozicion për intervistim.

“Akoma nuk ka filluar intervistimi. Po presim ardhjen e hetuesve nga Prishtina në stacionin policor në Skenderaj, ku babi do të jetë në dispozicion për intervistim” – tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK