Connect with us

Sport

KF Shkëndija reagon për mos-transmetimin e ndeshjes ndaj AP Brera në TVM2

Publikuar

KF Shkëndija ka reaguar pas mos-transmetimit të ndeshjes kundër AP Brera në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM), raporton Zyrtare.

Përmes një njoftimi publik, klubi tetovar bëri të ditur se sfida nuk po transmetohet drejtpërdrejt në servisin shtetëror pa ndonjë paralajmërim paraprak.

Sipas Shkëndijës, nga RTVM janë njoftuar se në RTVM2 përparësi i është dhënë ndeshjes mes FK Sileks dhe FK Arsimi, për shkak të rëndësisë së saj në garën për shmangien e balotazhit, ndërsa në RTVM3 po transmetohet përballja FC Struga – FK Vardar.

Klubi gjithashtu sqaroi se, për shkak të marrëveshjes për të drejtat televizive, nuk ka mundësi që ndeshjen ta transmetojë drejtpërdrejt në kanalin zyrtar në YouTube.

NA NDIQ NË FACEBOOK