Lajme
Kasami: VLEN përfundimisht një parti, aty ku ka qëllim të mirë bashkimi është i mundur

Një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar pas kongresit të VLEN-it, duke e cilësuar si një moment historik bashkimin përfundimtar të subjektit politik në një parti të vetme.
Përmes një postimi publik, Kasami ka falënderuar delegatët dhe elektoratin për besimin e dhënë, duke bërë të ditur se partinë e re do ta udhëheqë së bashku me Izet Mexhiti.
“VLEN përfundimisht NJË! Falënderoj Zotin, delegatët dhe elektoratin e VLEN-it për mundësinë që ma dhanë që, bashkë me mikun tim Izet Mexhitin, ta udhëheqim partinë e re VLEN”, ka shkruar Kasami.
Ai gjithashtu ka uruar për detyrat e reja Bekim Sali, si dhe nënkryetarët Mimoza Musa dhe Bekim Qoku.
Kasami theksoi se në një periudhë “përçarjesh dhe intrigash”, VLEN arriti të dëshmojë se bashkimi është i mundur kur ekziston vizion dhe qëllim i përbashkët./Zyrtare.net/





















