Lajme
Kasami takon Berishën në Tiranë, diskutuan bashkëpunimin ndërshqiptar dhe integrimin në BE

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Tiranë ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e PD-së Sali Berisha.
Sipas Kasamit, në takim është biseduar për nevojën e përmirësimit të bashkëpunimit ndërshqiptar, për çështjet aktuale politike, si dhe për të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve në Bashkimin Evropian.
Ai gjithashtu ka uruar Berishën për rizgjedhjen në krye të Partia Demokratike, duke i dëshiruar sukses në sfidat e ardhshme politike.
Kasami theksoi se komunikimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synimin për forcimin e bashkëpunimit politik mes faktorit shqiptar në rajon.















