Lajme
Kasami dhe Azizi në Kosovë, ndjekin shfaqjen për Masakrën e Dubravës

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka bërë të ditur se së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Bilall Kasami, kanë ndjekur shfaqjen “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, të bazuar në veprën me të njëjtin titull të autorit Enver Dugolli, në përvjetorin e Masakrës së Dubravës.
Azizi përmes një postimi ka shprehur respekt dhe mirënjohje për Enver Dugollin, duke vlerësuar kontributin e tij në ruajtjen e kujtesës kombëtare përmes artit dhe dëshmive mbi vuajtjet dhe sakrificat e shqiptarëve.
“Dhimbja, sakrifica dhe krimet e kryera ndaj shqiptarëve nuk duhet të harrohen kurrë. Historia e rezistencës sonë mbetet amanet për brezat që vijnë”, ka shkruar Azizi.
Ai gjithashtu ka bërë homazhe për të gjithë ata që, sipas tij, qëndruan të pathyeshëm në rrugën drejt lirisë.
















