Connect with us

Kulturë

Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua largojnë gazetarëve flamurin e Kosovës në Eurovision

Publikuar

Në Qendrën e Mediave në Vjenë, gjatë kohës sa po performonte përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis, ndodhi një incident.

Gazetari nga Kosova, Albert Limani, i cili është i akredituar nga Eurovisioni, ka publikuar një video ku shihet se përfaqësues të Serbisë janë afruar dhe kanë tentuar t’ua largojnë nga duart flamurin e Kosovës, duke thënë se “Ky flamur nuk është i lejuar”..

“Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në mbishkrimin e videos.

NA NDIQ NË FACEBOOK