Connect with us

Kosovë

Hoxhaj: Dështimi për presidentin dhe shkuarja në zgjedhje të reja, përgjegjësi e Kurtit

Publikuar

Ish-deputeti Enver Hoxhaj tha se zgjedhjet e reja janë pasojë e dështimit të kryeministrit në detyrë.

“Është dështim i atij i cili fitoi zgjedhjet… i Kurtit”, deklaroi ai.

Sipas Hoxhajt, fitimi i zgjedhjeve nënkupton përgjegjësi për ndërtimin e institucioneve.

Ai shtoi se prioritetet janë vendosur gabim: “Do duhej të zgjidhej fillimisht presidenti”.

Hoxhaj e quajti procesin “teatër politik”, duke theksuar se mungesa e vullnetit politik e bëri të pashmangshme shkuarjen në zgjedhje.

NA NDIQ NË FACEBOOK