Connect with us

Shqipëri

Hita takon studentët e Akademisë së Sigurisë: Policia ka nevojë për profesionistë me integritet dhe përkushtim

Publikuar

më

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar një takim me studentët e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, si edhe me punonjës policie që po trajnohen për hetimin e krimit në Akademinë e Sigurisë, ku theksoi rëndësinë e integritetit, profesionalizmit dhe besimit të qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Hita vlerësoi zgjedhjen e të rinjve për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë, duke e cilësuar atë si një vendim që kërkon guxim, disiplinë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.

“Zgjedhja juaj për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë është për t’u vlerësuar, një zgjedhje e rëndësishme për jetën tuaj dhe për kontributin në shoqëri. Është një vendim që flet për guxim dhe për dëshirën për t’i shërbyer vendit”, u shpreh ai.

Kreu i Policisë së Shtetit theksoi se Akademia e Sigurisë funksionon sipas standardeve bashkëkohore dhe është e integruar me praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Akademia është e akredituar nga Ministria e Arsimit, me standarde bashkëkohore dhe e integruar me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ju studioni me kurrikula të Akademisë së Policisë italiane”, deklaroi Hita.

Në mesazhin e tij drejtuar studentëve, ai ndau tre këshilla kryesore: seriozitetin ndaj dijes, ruajtjen e integritetit dhe përkushtimin ndaj misionit të zgjedhur.

“Do t’ju këshilloja për tre gjëra: merreni seriozisht dijen, ruani integritetin dhe mos harroni pse keni zgjedhur këtë rrugë. Besimi i qytetarëve fitohet çdo ditë, me ndershmëri dhe përgjegjësi”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ai nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për profesionistë të rinj në radhët e policisë dhe garantoi mbështetje për studentët dhe efektivët në trajnim.

“Shqipëria ka nevojë për ju, ne kemi nevojë për ju. Unë besoj te ju dhe keni mbështetjen time të plotë”, u shpreh Hita.

Më pas, Hita zhvilloi edhe një takim me punonjës policie që po trajnohen në fushën e hetimit të krimit, ku theksoi rëndësinë e rritjes së vazhdueshme profesionale dhe përgatitjes së specializuar për përmbushjen me efikasitet të detyrës.

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri30 minutes ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme1 hour ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri3 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme4 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri6 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme7 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni8 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri8 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë9 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme10 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni10 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme12 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

NA NDIQ NË FACEBOOK