Connect with us

Sport

Golashënuesi më i mirë në U18 ende pa ftesë nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut

Publikuar

Antian Emini ka zhvilluar një sezon fantastik në kategorinë U18, duke u renditur si golashënuesi më i mirë në nivel shtetëror me 29 gola të realizuar në super ligën e kadetëve 25/26. Ai, me vetëm 17 vjet gjithashtu ka debutuar edhe me ekipin e parë të Makedonisë së Gjorçe Petrovit, me të cilën këtë sezon ka luajtur dy ndeshje në ligën e parë.

Megjithatë, pavarësisht statistikave mbresëlënëse dhe formës së shkëlqyer që ka treguar gjatë gjithë sezonit, Antiani ende nuk ka marrë ftesë nga përfaqësuesja U18 e Maqedonisë së Veriut, që udhëhiqet nga seleksionuesi Dimitar Kapinkovski.

Ky fakt ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin sportiv, pasi shumëkush vlerëson se një futbollist që dëshmohet vazhdimisht me gola dhe paraqitje të mira meriton më shumë vëmendje në procesin e përzgjedhjes për reprezentacionin.

Antiani kryeson listën e realizatorëve para shumë futbollistëve të tjerë të ligës, duke konfirmuar cilësinë dhe potencialin e tij si një nga talentet më premtues të gjeneratës.

Rasti i sulmuesit të ri po shihet si një temë që meriton vëmendje më të madhe nga opinioni sportiv dhe institucionet e futbollit në vend.

NA NDIQ NË FACEBOOK