Lajme
Gjeorgjievski: Parqet dhe hapësirat e gjelbra në Shkup janë më të rregulluara se më parë

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, gjatë emisioni “Vetem e verteta” në Kanal 5, tha se ndërmarrjet publike “Higjiena Komunale” dhe “Parqe dhe Gjelbërime” kanë shënuar ndryshimet më të mëdha në funksionimin e tyre.
Ai theksoi se parqet në qytet tashmë janë më mirë të mirëmbajtura dhe të rregulluara krahasuar me të kaluarën.
“Ndryshimet të cilat i kemi më së shumti në ‘Higjienën Komunale’ dhe në ‘Parqe dhe Gjelbërime’. Parqet sot janë rregulluar shumë më mirë, janë korrur, veçanërisht e gjithë zona qendrore e qytetit, krahasuar me kudo në të kaluarën. Qoftë Keji, qofshin parqet e mëdha, qoftë Parku i Qytetit, Parku i Gruas (Zhena Park), cilido park qoftë”, deklaroi Gjorgjievski./ZYRTARE.net/

















