Connect with us

Lajme

Emri më i ri i skenës politike, Bardhyl Hasanpapaj tregon pse kandidoi për deputet

Publikuar

Bardhyl Hasanpapaj, një jurist i shquar në Kosovë, për herë të parë do të jetë pjesë e garës zgjedhore për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.

Hasanpapaj, pjesë e listës së Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka treguar arsyet që e kanë shtyrë të merret me politikë.

I ftuar në emisionin VV Show me Vehbi Kajtazin e Visar Ymerin, Hasanpapaj ka thënë se e ka parë të domosdoshme t’i futet politikës, përkundër se nuk ka pasur ambicie e as nevojë.

“Mua nuk është që më duhet politika personalisht, por mendoj se unë i duhem politikës në këto momente. Për shkak se fatkeqësisht politika po shihet si burim i së keqes, burim i përçarjes, burim i linçimeve dhe etiketimeve dhe sikur të gjithë të rinjtë sikur largohen dhe frikësohen t’i afrohen politikës, mirëpo deshëm ose jo politika është ajo që organizon jetën të përditshme tonën përmes instituicioneve që do të duhej t’i shërbenin qytetarëve”, ka thënë mes të tjerash ai.

Hasanpapaj, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 34 në listën e LDK-së, ka thënë se angazhimin e tij në politikë e sheh si detyrim moral dhe përgjegjësi.

“Nëse nuk përfshihemi atëherë do të jetë në dëm të qytetarëve. Kam hyrë me vullnet dhe dëshirë të mirë, pa asnjë ambicie personale ose nevojë personale. Përkundrazi, e shoh si detyrim moral e përgjegjësi duke e parë në çka po kalon Kosova dhe nëse qëndrojmë indiferent bëhemi pjesë të fajit. Do të mundohem me gjithë qenien time që të kontribuoj mirë dhe mbarë me aq sa mundem dhe po e them prapë nuk më duhet mua, besoj që i duhem politikës, dhe do ta bëjë maksimumin që ta dëshmojë këtë”, ka thënë Hasanpapaj.

Sport7 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë44 minutes ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë46 minutes ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme54 minutes ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme2 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri2 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë2 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme2 hours ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK