Connect with us

Maqedoni

Dyfishohet numri i ankesave për qasje të lirë tek informatat

Publikuar

më

Numri i ankesave për kërkesa të papërgjigjura nga institucionet publike në Maqedoninë e Veriut përmes Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion me Karakter Publik është dyfishuar. Agjencia ende nuk e ka publikuar raportin vjetor në uebfaqen e saj, kështu që Prizma e shfrytëzoi të drejtën për qasje të lirë në informacion me karakter publik për t’i kërkuar statistikat vjetore për vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në përgjigjet e dërguara shkruan se vitin e kaluar pranë Agjencisë kanë arritur 626 ankesa, që është pothuajse dy herë më shumë se sa numri i ankesave të dorëzuara në këtë institucion në vitin 2024, kur ka pasur gjithsej 354.

Nëse merren parasysh vitet e mëparshme kjo është një rritje e madhe e numrit të ankesave.

Infografik: Portalb.mk, burimi: Prizma
Infografik: Portalb.mk, burimi: Prizma

Pothuajse 70 përqind e ankesave, ose 438 nga 626 ankesa, janë për shkak të heshtjes së administratës.

Të dhënat nga Agjencia tregojnë se gjysma e ankesave të pranuara vitin e kaluar, 344, janë dorëzuar nga qytetarët. Pas tyre radhiten organizatat e shoqërisë civile me 194, ndërsa pastaj kompanitë dhe gazetarët.

Sipas të dhënave që i morëm nga Agjencia vihet re edhe një regres sa i përket detyrimit të poseduesve të informacionit për dorëzimin e raporteve vjetore. Nga gjithsej 1.456 posedues të informacionit me karakter publik raporte të tilla kanë dorëzuar 1.294 prej tyre, ose rreth 89%. Në vitin 2024 kjo përqindje ishte mbi 96%.

Ky institucion ishte i bllokuar tre muaj e gjysmë sepse drejtoreshës së mëparshme, Pllamenka Bojçeva, i kishte përfunduar mandati, ndërsa zëvendësi e saj u bë këshilltar në Komunën e Kumanovës.

Kuvendi publikoi dy shpallje për emërimin e drejtorit, por të parin e anuloi.

Procedura përfundoi me zgjedhjen e drejtorit të ri më 8 prill. Kuvendi për këtë post e zgjodhi Petar Gajdovin.

Në një intervistë për BIRN ai tha se po përpiqen ta përballojnë fluksin e ankesave që kishin arritur gjatë kohës kur ky institucion ishte i bllokuar.

 

Në ndërkohë Gjykata Kushtetuese për herë të parë konstatoi shkelje të lirisë së mendimit dhe shprehjes publike të mendimit të gazetarit David Ilievski, për shkak të mosdhënies së informacionit me karakter publik dhe e urdhëroi poseduesin e informacionit, Bankën për Zhvillim të Maqedonisë, t’ia dorëzojë atij informacionin e kërkuar me karakter publik.

Ky trend vjen në një kohë kur vendi po shënon rënie të indeksit për lirinë e medias. Në indeksin e fundit Maqedonia ka shënuar një rënie për tre vende dhe këtë vit u rendit në vendin e 45. Me rënien e vitit të kaluar për dy vjet vendi ka rënë plot nëntë vende më poshtë në këtë indeks dhe ka kaluar nga “i kënaqshëm” në “problematik”.

Shqipëri23 minutes ago

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

Lajme1 hour ago

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Maqedoni2 hours ago

Hyseni: Bërvenica nesër, një mesazh për gjithë skenën politike: Shqiptarët nuk mund të injorohen!

Shqipëri3 hours ago

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Kosovë3 hours ago

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Lajme4 hours ago

Daut Beqiri: Dimitrievski të largohet nga Qeveria nëse nuk e respekton gjuhën shqipe

Maqedoni4 hours ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Lajme5 hours ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Kosovë6 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni7 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri8 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Kosovë9 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK