Connect with us

Lajme

Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës

Publikuar

Dy javë para zgjedhjeve, Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin ka ndarë 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për mërgatën.

Por, çka synohet të bëhet saktësisht me këto 2 milionë euro?

Sipas vendimit të Qeverisë, do të shtohen linja të reja në destinacionet prej të cilave udhëton më shumë mërgata, për periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është autorizuar që në emër të Qeverisë, ta lidh marrëveshjen me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Autorizohet Ministri i Financave që në emër të Qeverisë së Repulikës së Kosovës të nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sipas fushave dhe përgjegjësive institucionale, për dizajnimin dhe zbatimin e skemës nxitëse për mirëmbajten dhe/ose shtimin e linjave të reja në destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë, për periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit”, thuhet në vendim.

Vendimi është marrë në një mbledhje në formë elektronike./Reporteri

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK