Connect with us

Bota

Debati i vitit 2024 me Trumpin, Jill Biden: Mendova se Joe po pësonte goditje në tru!

Publikuar

Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden, ka bërë rrëfyer se ajo ishte frikësuar se bashkëshorti i saj, ish-presidenti Joe Biden, mund të pësonte një goditje në tru gjatë debatit presidencial të vitit 2024 kundër Donald Trump-it.

Në një intervistë për CBS News, Jill Biden deklaroi se gjatë debatit kishte frikë se i shoqi po pësonte një goditje në tru, kjo për shkak të gjendjes së tij të pazakontë në skenë dhe performancës së dobët.

“Isha shumë e frikësuar. Nuk e kisha parë kurrë Joe-n në atë gjendje, as më parë dhe as më pas”, u shpreh ajo. “Teksa e shikoja, mendova: ‘O Zot, ai po pëson një goditje në tru’.”

Debati i zhvilluar në qershor 2024 shkaktoi reagime të forta në SHBA, pasi Biden u shfaq i pasigurt, me zë të ngjirur dhe në disa momente duke humbur fillin e mendimit. Performanca e tij ngriti shqetësime të mëdha brenda Partisë Demokratike për aftësinë e presidentit për të vazhduar garën elektorale.

Pas presionit të vazhdueshëm nga demokratët dhe kritikave në media, Joe Biden vendosi të tërhiqej nga gara presidenciale dhe të mbështeste kandidaten demokrate, Kamala Harris.

Në intervistën që pritet të transmetohet e plotë të dielën, Jill Biden thotë se ende nuk e di çfarë ndodhi realisht gjatë atij debati, por momenti ishte ndër më të vështirët për të.

Ndërkohë, debati i vitit 2024 vazhdon të konsiderohet një nga momentet kyçe që ndryshoi rrjedhën e zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Maqedoni1 hour ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri2 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni3 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri4 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme5 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi5 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni6 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme6 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri6 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK