Maqedoni
Çmimet e banesave në RMV janë joreale dhe çdo ditë po thyejnë rekorde
Publikuar
para 5më

Çmimet e banesave në Maqedoni janë joreale dhe çdo ditë po thyejnë rekorde. Çmimet më të larta për metër katror kanë mbërritur në Ohër dhe në komunat e Shkupit, Qendër, Karposh dhe Aerodrom, ku arrijnë deri në 3500 euro ose më shumë. Krahasuar me disa vite më parë, çmimet janë dyfishuar.
“Edhe në Manastir dhe në Tetovë, kudo që të shkoni, çmimet kanë ndryshuar plotësisht. Në Strumicë ishte 600 euro, tani është më shumë se 1100 euro. Çmimi më i lartë është në zonën qendrore të Shkupit, rreth 3400 euro për metër katror. Ky nuk është një çmim i vogël që një çift i ri ta përballojë dhe të marrë kredi.” – Gjorgje Spirovski, Kryetar i Odës së Vlerësuesve.
Nga Agjencia e Kadastrës thonë se analizat e tyre për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se ka pasur stagnim të çmimeve të patundshmërive, diku ka pasur ulje minimale. Qytetet më atraktive për ndërtim kanë qenë Shkupi dhe Ohri.
“Për të arritur në një shifër objektive se sa realisht shiten ato banesa, së pari duhet të ndalojmë së besuari reklamave në internet ku publikohen shpallje me çmime joreale. Nëse hapni internetin, mund të gjeni patundshmëri që shiten me 4000-5000 euro.” – Ivan Zhivkovski, drejtor i Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive.
“Njëri janë faktorët gjeopolitikë, përkatësisht luftërat, ndërsa tjetri janë faktorët e brendshëm që ndikojnë te materialet e ndërtimit, ku ka ndryshim të çmimeve të materialeve ndërtimore. Prandaj duhet bërë një analizë se çfarë ndikon më shumë.” – Gjorgje Spirovski, Kryetar i Odës së Vlerësuesve.
Nga Oda e Vlerësuesve thonë se nevojitet urgjentisht ndryshimi i metodologjisë për vlerësimin e patundshmërive, sepse ajo aktualja, e bazuar në parametra fiks, nuk jep rezultate reale dhe nuk është në përputhje me ndryshimet që lidhen me zhvillimet gjeopolitike. Ideja, thonë ata, është të sigurohet një vlerësim cilësor me vlerë reale tregu, që do të ndikojë edhe në tatim. /Alsat.mk
You may like

Nis regjistrimi për vaksinimin falas kundër gripit, ja kush përfiton dhe si të aplikoni

Teleferiku i “Vodnos” pritet të rikthehet në funksion rreth Vitit të Ri

Sazdovska: ISIS dhe Al-Kaida mbeten kërcënim për Maqedoninë

Rritet në 11 numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor

Alarm në Dobërdoll: Një ari shihet për herë të dytë pranë shkollës fillore “Sali Lisi”

Partia e Maksit drejt fundosjes!
MARKETING I PAGUAR POLITIK

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Durmishi i përgjigjet Snopçes: Tetëdhjetë milionë euro nga kredia hungareze u janë ndarë vetëm komunave shqiptare

Izet Mexhiti mirëpret Bekim Jasharin në Çair: Kampusi i UNT-së, investim historik për shqiptarët

Gani Geci do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim

Arenë “lufte” edhe sot në protestë, i vihet flaka institucionit financiar dhe Ministrisë së Arsimit

Nis regjistrimi për vaksinimin falas kundër gripit, ja kush përfiton dhe si të aplikoni

Protestuesit i vënë zjarrin edhe pemës dekorative para Kryeministrisë nën thirrjet “Digje, digje…!” Tentohet edhe Kryesia e Kuvendit

Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në vend dhe rajon

Adnan Azizi: Ata që e lanë Tetovën me 24 milionë euro borxhe, sot bërtasin “Kapeni hajdutin!”

Vendimi/ Tani është zyrtare, Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve!


