Connect with us

Kosovë

Çanak: Serbia s’ka një alternativë të qartë politike – Kosovën e përdorin për të hutuar njerëzit

Publikuar

më

Politikani serb nga Vojvodina që njeh pavarësinë e Kosovës, Nenad Çanak, në një bisedë për “Euronews Albania”, deklaroi se në Serbi mungon një alternativë e qartë politike dhe se lëvizja studentore vazhdon të jetë pa drejtim të unifikuar.

Ai solli në vëmendje edhe mundësinë që figura publike me ndikim, si tenisti Novak Gjokoviq, të mund të shfaqen si simbol i ndryshimit politik në vend, megjithëse sipas tij kjo nuk garanton orientimin që do të marrë Serbia në të ardhmen.

Politikani serb u ndal gjithashtu te përdorimi i çështjes së Kosovës në diskursin politik serb, duke e konsideruar atë si një instrument për të devijuar vëmendjen e opinionit publik nga problemet e brendshme.

“Dikush si, për shembull, lojtari i tenisit Novak Gjokoviq mund të kthehet në lider të ndryshimit, por e gjitha kjo është e mundur dhe ende nuk jep përgjigje se cilën rrugë do të zgjedhë Serbia. Në Hungari u zgjodh qartë shtegu evropian i drejtuar nga Peter Magyar, ndërsa në Serbi ende nuk e dimë se cilën rrugë do të zgjedhim për të ardhmen”.

“Kosova është mënyra më e mirë, ashtu siç ka qenë për 40 vitet e fundit, për të hutuar njerëzit dhe për të devijuar vëmendjen e tyre, duke thënë se duhet të mbrojmë qytetarët serbë në Kosovë, ndërkohë që harrohet fakti se në Kroaci apo në vende të tjera pothuajse nuk ka më serbë. Kjo politikë i shërben kujtdo që nuk është i interesuar për sundimin e ligjit në Beograd”, u shpreh Çanak.

Tutje, ai vazhdoi të flasë për Kosovën në diskursin politik nga liderët në Serbi, duke thënë se kjo temë është kartë e fortë vazhdimisht për ngjarjet në Serbi.

“Çështja e Kosovës është një kartë shumë e fortë për t’u përdorur për çdo gjë që ndodh në Serbi. Kushdo që flet për njohjen e pavarësisë së Kosovës, automatikisht mbetet jashtë mediave dhe jashtë vëmendjes së publikut. Ky është fati i të gjitha opsioneve civile në Serbi. Vetëm retorika nacionaliste lejohet të ekzistojë”.

“Kjo është arsyeja pse në Serbi është kaq e vështirë që njerëzit të përballen me faktin se, për shembull, në Mal të Zi ka paga dhe pensione më të larta sesa në Serbi, ndërkohë që 20 apo 30 vite më parë ndodhte e kundërta. Ndërsa sot, për lëvizjen studentore askush nuk e di saktësisht çfarë përfaqëson ajo. Nuk ka një lider të qartë dhe nuk ka një agjendë të përcaktuar”, tha Nenad Çanak.

Në Beograd, mbrëmjen e sotme është mbajtur një protestë masive e lëvizjes studentore kundër pushtetit të Alleksandar Vuçiqit. Në protestë raportohet se morën pjesë mbi 100 mijë njerëz.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme22 minutes ago

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

Maqedoni1 hour ago

Bërvenica para kutive të votimit: Shqiptarët me 3 kandidatë, 6 emra në garë për kryetar!

Shqipëri2 hours ago

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”- Berisha drejton protestën nga selia, thirrje për nesër: Të solidarizohemi me studentët

Lajme2 hours ago

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Lajme2 hours ago

Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve

Maqedoni3 hours ago

Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!

Maqedoni3 hours ago

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

Bota3 hours ago

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Dy interkonektorët e gazit do të rrisin rëndësinë gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut

Lajme4 hours ago

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Maqedoni4 hours ago

Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Shqipëri5 hours ago

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

NA NDIQ NË FACEBOOK