Connect with us

Lajme

Besar Durmishi nga Bogovina: Mbështesim kompanitë që investojnë në prodhim dhe vende të reja pune

Publikuar

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bashkë me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, kanë vizituar kompanitë prodhuese në Komunën e Bogovinës, ku kanë diskutuar me përfaqësuesit e bizneseve për sfidat dhe nevojat me të cilat përballen.

Durmishi bëri të ditur se gjatë takimeve i ka njoftuar bizneset për thirrjen e hapur të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për përkrahjen e kompanive përmes ndihmës direkte të parashikuar me Ligjin për Mbështetjen e Investimeve.

Sipas tij, përmes këtij ligji mbështeten financiarisht kompanitë që investojnë në rritjen e prodhimit, zgjerimin e kapaciteteve dhe hapjen e vendeve të reja të punës, me qëllim zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë në vend.

“Do të vazhdojmë të jemi afër bizneseve dhe të punojmë bashkë për një ekonomi më të fuqishme dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e vendit”, ka shkruar Durmishi.

NA NDIQ NË FACEBOOK