Lajme
BDI-ja e përçmoi, Rokas i shkon Kasamit në Tetovë: Partneritet dhe projekte të përbashkëta

BDI-ja po zhytet gjithnjë e më shumë në izolim ndërkombëtar. Nervozizmi i BDI-së për shkak të mospërfilljes nga ndërkombëtarët tashmë është i dukshëm dhe po shpërthen nga goja e tyre.
Deputeti i BDI-së Ilir Hasani dje ka sulmuar dhe nënçmuar SHBA-në dhe BE-në, duke i portretizuar si naive dhe duke folur me fjalor përçmues ndaj tyre.
“Ndërkombëtarët do ta gëlltisin atë që ua ofron”, tha deputeti Ilir Hasani.
Një ditë pas kësaj deklarate serioze, ambasadori i BE-së Michalis Rokas vizitoi Tetovën, në një ngjarje të përbashkët me kryetarin e Tetovës dhe bashkëkryetarin e VLEN-it Bilall Kasami.
Kasami dhe Rokas promovuan projektet e përbashkëta që mundësuan transformimin digjital të administratës komunale në Tetovë, me ndihmën e Bashkimit Evropian. Tetova është komuna e parë dhe e vetme në vend që ka arritur këtë nivel digjitalizimi në partneritet me BE-në.
Para disa javësh, edhe ambasadorja amerikane vizitoi Tetovën dhe e lavdëroi publikisht Kasamin për transformimin e qytetit.
Të gjitha këto dinamika tregojnë për zhvillimin e një partneriteti të ri mes VLEN-it dhe faktorit ndërkombëtar, ndërkohë që BDI-ja zhytet gjithnjë e më shumë në izolim.
















