Connect with us

Lajme

Azizi: Brenda një viti realizuam një sërë masash dhe projektesh për studentët dhe të rinjtë

Publikuar

Zëdhënësja e qeverisë, Venera Latifi Azizi përmes një video mesazhi në Fejsbuk ka bërë të ditur masat dhe projektet e realizuara brenda një viti nga ana e qeverisë në shërbim të studentëve dhe të rinjve.

Si projekte kryesore ajo përmend kampusin e ri universitar “Nënë Tereza”, ndarjen e vauçerëve për studentët, ligji për shtesat rinore dhe tjera.

“Vetëm në 12 muajt e fundit si qeveri kemi ndërmarrë një sërë masash dhe projektesh që kanë të bëjnë me studentët dhe të rinjtë. Ato janë ndërtimi i kampusit të ri universitar ‘Nënë Tereza’, një kampus super modern dhe një projekt që kap vlerën prej 40 deri 60 milionë euro, kemi ndarë 55 mijë vauçerë për blerjen e pajisjeve elektronike etj”, ka thënë Azizi.

Përmes planit aksionar për punësim 2025, ajo theksoi se 1.900 të rinj, madje kanë hapur bizneset e tyre private.

“Kemi sjell Ligjin për medresenë, Ligjin për shtesat rinore, po sjellim pakon e ligjeve të arsimit të lartë, po ndërtojmë shkolla, terrene sportive, po ndërtojmë salla sportive. Rinia është vlera jonë, rinia është krenaria jonë”, ka përfunduar mesazhin e saj, zëdhënësja Azizi.

NA NDIQ NË FACEBOOK