Connect with us

Lajme

Asnjë fjalë, asnjë postim: Kurti hesht në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Publikuar

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryeministri në dorëheqje Albin Kurti nuk ka bërë asnjë shkrim a deklaratë për gazetarët, mediat apo lirinë e shprehjes.

Hera e fundit kur Kurti foli për mediat nuk ishte për t’i uruar, mbështetur apo falënderuar për punën e tyre, por për t’i sulmuar ashpër nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Më 2 prill, gjatë debatit për Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media, Kurti u lëshua në sulme brutale dhe akuza të rënda për “financime me thasë parash”, për interesa të fshehta ” dhe për “dezinformim.”

Ndaj sulmeve të Kurtit reagoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e akuzoi kreun e qeverisë se është pikërisht ai që “shpenzon më së shumti para” për, siç tha ai, “fyer shqiptarët”.

“Po thotë po financohen mediat me thasë. Shikoni çka po thotë ky. Shikoni mirë çka po thotë, po financohen mediat me thasë. Ky shpenzon më së shumti para duke u ushqyer zagarët me i fy shqiptarët…”

Deklaratat e tij u dënuan nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e cilësuar gjuhën e kryeministrit si retorikë nxitëse kundër mediave dhe gazetarëve.

Kosova në vitin 2025 ishte renditur në vendin e 99-të nga 180 shtete në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF-së, ndërsa në vitin 2026 është ngritur në vendin e 84-të. Megjithatë, kjo përmirësim nuk e fshin faktin se organizatat ndërkombëtare kanë identifikuar një periudhë përkeqësimi të lirisë së mediave gjatë viteve të fundit.

Një problem i vazhdueshëm mbetet përdorimi i padive SLAPP nga biznese dhe politikanë ndaj gazetarëve investigativë.

Raporti përshkruan një mjedis ku gazetarët punojnë, por mbeten objekt sulmesh politike dhe diskreditimi publik.

“Edhe pse gazetarët me sukses punojnë për t’i mbajtur politikanët përgjegjës, ata vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike”, thuhet në raport.

Po ashtu theksohet se media e pavarur shpesh përballet me etiketime si “punojnë për armikun”, të përhapura në rrjete sociale.

Raporti përmend edhe bojkotet ndaj mediave private para zgjedhjeve të vitit 2025 nga Qeveria.

Gjithashtu, është ngritur shqetësimi për presion ndaj transmetuesit publik RTK dhe ndikim politik në pavarësinë e tij.

Maqedoni1 hour ago

A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas

Shqipëri2 hours ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme3 hours ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni4 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri4 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni5 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme5 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni5 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme5 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni6 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri6 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë7 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

NA NDIQ NË FACEBOOK