Connect with us

Maqedoni

Arrestohen 3 maqedonas në përpjekje ilegalisht ta kalojnë kufirin në Han të Elezit

Publikuar

Policia kufitare në Han të Elezit, ka shoqëruar në stacion policor tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në dy raste të ndara.

Kjo pasi që dyshohet se kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, në dy raste të ndara, tre personat janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Me vendim të prokurorit, të dy rastet procedohen në procedurë të rregullt.

NA NDIQ NË FACEBOOK