Connect with us

Lajme

Ahmeti takon Nikollë Camajn: Mesazh për bashkëpunim rajonal dhe integrim evropian

Publikuar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka realizuar një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në këtë takim është biseduar për situatën politike në rajon, proceset integruese drejt Bashkimit Evropian, si dhe nevoja për ruajtjen e stabilitetit dhe bashkëpunimit institucional mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Ahmeti dhe Camaj kanë vlerësuar se dialogu politik dhe respektimi i të drejtave të komuniteteve mbeten elemente kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të rajonit. Ata gjithashtu riafirmuan mbështetjen për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK