Connect with us

Lajme

Ahmeti takoi shqiptarin nga Gostivari që na “dërgoi” në Hënë

Publikuar

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur vlerësimin e lartë për arritjet e Albon Rexhepit nga Çegrani i Gostivarit, i cili po korr suksese të jashtëzakonshme në industrinë e teknologjisë botërore.

Sipas Ahmetit, Rexhepi është bërë pjesë e historisë përmes udhëheqjes së kompanisë DEWETRON, e cila luan një rol kyç në misionin prestigjioz Artemis II. Kjo kompani po jep një kontribut të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mbikëqyrjen e kapsulës Orion gjatë udhëtimit të saj hapësinor.

“Është krenari të shohim një shqiptar që udhëheq me kompaninë DEWETRON… duke na bërë krenarë të gjithëve,” ka shkruar Ahmeti në mesazhin e tij urues.

Lideri i BDI-së i ka uruar Rexhepit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe në projektet e reja që lartësojnë emrin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare të shkencës dhe teknologjisë. (INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK