Connect with us

Lajme

Agim Islami reagon para protestës studentore: Çfarë vlere ka provimi në shqip, kur të pafajshmit kalben në burgje?

Publikuar

Një ditë para protestës studentore për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar edhe Agim Islami, i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”, i cili prej vitesh pretendon pafajësinë e tij.

Në një status publik, Islami shpreh mbështetje për kërkesën që provimi të mbahet në gjuhën amtare, duke theksuar se kjo është një e drejtë legjitime dhe se gjuha është identitet dhe mjet për të kuptuar drejtësinë. Por, ai vendos theksin te ajo që e quan mungesë e drejtësisë reale në praktikë.

Sipas tij, nuk ka kuptim që studentët të japin provime për drejtësi në gjuhën shqipe apo në çfarëdo gjuhe tjetër, nëse në të njëjtën kohë njerëz të pafajshëm vazhdojnë të kalben nëpër burgje nga, siç thotë ai, “drejtësia selektive”.

“Para se të flisni për jurisprudencën në letër, duhet të flisni për drejtësinë në praktikë”, shkruan Islami, duke shtuar se “nuk ia vlen as provimi e as të merresh me drejtësi”, derisa në gjykata, sipas tij, “ligji i vetëm që zbatohet është paraja”.

Në reagimin e tij, ai përmend edhe rastin “Alfa”, të cilin e quan “18 vite padrejtësi”, duke përdorur hashtagun #LiriPërRastinAlfa dhe duke kërkuar sensibilizim për, siç thotë, të burgosurit e pafajshëm.

Maqedoni48 minutes ago

Pesë vjet nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetovë që vrau 14 persona

Maqedoni48 minutes ago

Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Kosovë48 minutes ago

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Maqedoni50 minutes ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri55 minutes ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë2 hours ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED3 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri3 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED3 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni3 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë3 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni3 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

NA NDIQ NË FACEBOOK