Lajme
Adnan Azizi: E amnestoi Gruevskin, e shau Albinin, nuk habitem Ali Ahmeti ta lavdëroje edhe Vuçiqin

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Në reagimin e tij, Azizi thekson se pas veprimeve të fundit, nuk do të ishte çudi që Ahmeti të ndryshojë qëndrimet e tij për interesa politike.
“E amnestoi Gruevskin, e shau Albinin, e lavdëroi Goce Dellçevin… tash nuk habitem Ali Ahmeti ta lavdëroje edhe Vuçiqin/Millosheviqin, në vardisje për të hyrë në Qeveri!”, ka shkruar Azizi./Zyrtare.net/

















