Connect with us

Lajme

Abdixhiku pyetet për rikthimin e Agim Veliut, të gjithë do t’i bëjmë bashkë

Publikuar

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur para nisjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Ai duke shkuar në vendin ku do të mbahet mbledhja është parë i buzëqeshur, ndërsa ka dhënë se sot është ditë e madhe për partinë e tij.

“Sot është ditë e madhe për LDK-në, të gjithë do t’i bëjmë bashkë”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarët edhe për Agim Veliun, Hykmete Bajramin e Avdullah Hotin, ai ka thënë ‘të gjithë do t’i bëjmë bashkë’.

Abdixhiku ka pohuar se do të deklarohet pas përfundimit të mbledhjes të Këshillit të Përgjithshëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK