Connect with us

Religjion

Zekati mbi të ardhurat e fituara nga qiraja

Publikuar

Pyetje:

Kam në pronësi një lokal biznesi që e jap me qira për 500 euro në muaj. Këto të ardhura vijnë rregullisht, por shpenzohen menjëherë, pra nuk më mbetet asgjë nga qiraja mujore. Përveç kësaj, kam një shumë në kursime që e kalon nisabin. Dua të di: a jepet zekat edhe për të ardhurat nga dhënia me qira e lokalit (rreth 6.000 euro në vit), dhe si llogaritet saktësisht? Një kalkulator i zekatit tregon se për këtë pjesë nuk kam detyrim, por do të doja një konfirmim.

Përgjigje:

Nëse një pronë jepet me qira, zekati jepet mbi fitimin e realizuar prej saj, në masën 2.5%, nëse ky fitim arrin nisabin.

Nëse të ardhurat nga qiraja nuk e arrijnë nisabin – si në rastin tuaj – atëherë nuk ka detyrim zekati për këtë pjesë.

Megjithatë, nëse keni pasuri të tjera që hyjnë në zekat, si para të gatshme, mall tregtar, aksione etj., atëherë të gjitha këto duhet të llogariten së bashku. Kur vlera e tyre totale arrin nisabin dhe qëndron në pronësinë tuaj për një vit hënor, atëherë jepni 2.5% zekat mbi shumën e përgjithshme.

Shuma që shpenzohet gjatë vitit të zekatit nuk përfshihet në llogaritjen e zekatit.

________________
Preporod, 15 shkurt 2026

Prof. dr. Ahmed Purdic (fetvai-emin i Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovis)

Pershtati ne shqip:
Mehas Alija

(Islampress)

NA NDIQ NË FACEBOOK