Connect with us

Maqedoni

VLEN: Konsensus i plotë për versionin final të reformave në arsimin e lartë

Publikuar

më

Në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit qeveritar, arritëm dakordësi të plotë për versionin final të pakos së ligjeve për reforma në arsimin e lartë, një hap i rëndësishëm drejt një sistemi më të drejtë, më cilësor dhe më gjithëpërfshirës.

VLEN thekson qartë se këto reforma nuk janë thjesht ndryshime ligjore, por një angazhim konkret për të ndërtuar një të ardhme akademike të qëndrueshme dhe konkurruese. Heqja e H-Indeksit si kriter bazë për përzgjedhjen e kuadrit akademik është një vendim i drejtë, që reflekton realitetin dhe nevojën për vlerësim më të balancuar dhe meritokratik. Si rrjedhojë e kësaj, asnjë i punësuar nuk do të humbasë vendin e punës. Përkundrazi, do të krijohen mekanizma të rinj që stimulojnë zhvillimin profesional dhe avancimin e kuadrit akademik. Universitetet do të kenë më shumë hapësirë për zhvillim cilësor dhe autonomi funksionale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, përfaqësuesit e VLEN kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me rektorë dhe profesorë, duke siguruar që kërkesat reale të universiteteve, veçanërisht atyre shqiptare, të reflektohen drejtpërdrejt në këtë reformë. Vendimi që rangimi për organizimin e ciklit të tretë të bëhet nga universitetet më të mira është një standard që rrit cilësinë, ku universitetet në gjuhën shqipe do të jenë pjesë aktive dhe konkurruese.

VLEN është garantues se me këtë ligj universitetet në gjuhën shqipe jo vetëm që nuk do të dëmtohen apo anashkalohen, por do të vendosen në një pozitë të barabartë dhe dinjitoze me të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend. Rast konkret kemi edhe investimin historik rreth 40 milion euro për kampusin e “Nënë Terezës”. Synimi ynë është i qartë, universitetet në gjuhën shqipe të jenë në krye, të fuqizuara dhe konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Reformat që po ndërmarrim sot janë themeli i një sistemi arsimor më të drejtë nesër. VLEN mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe avancimin e arsimit të lartë, si shtyllë kyçe e zhvillimit të shoqërisë.

Lajme21 minutes ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni1 hour ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri2 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme2 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme3 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme3 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme3 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme3 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni3 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme4 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Lajme4 hours ago

Dauti: Bashkëshortja e Taravarit shkeli procedurat ligjore gjatë punësimit

Maqedoni4 hours ago

LSDM: Me ndërprerje të seancës, pushteti pengoi deputetet e opozitës të parashtrojnë pyetje parlamentare

NA NDIQ NË FACEBOOK