Uncategorized
Vaniteti që s’i hyn në punë askujt…

Kryeministri Edi Rama tentoi sërish të bëhej lajm ndërkombëtar duke u gjunjëzuar përsëri para homologes italiane Giorgia Meloni.
Konkretisht, në një video që po bëhet virale, ai shihet duke shkelur në tapetin e kuq në Palazzo Chigi, si pjesë e vizitës së tij në Itali, pak para se të përshëndesë politikanen italiane, të ulet në gjunjë dhe më pas të vijojë duke e përshëndetur ngrohtësisht me të.
Oggi a Palazzo Chigi il Primo Ministro della Repubblica d’Albania, @ediramaal pic.twitter.com/x6iqVnD4j3
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) April 16, 2026
Diferenca në shtat mes të dyve, e bën më intrigues ritualin e diktuar nga Rama dhe të pranuar nga Meloni, gjithsesi një shfaqje e tepruar vaniteti nga ana e të parit të qeverisë shqiptare.
Kujtohet se në maj 2025, Edi Rama e priti Giorgia Melonin në gjunjë në Samitin në Tiranë.
Meloni po ecte në tapetin e kuq kur kryeministri shqiptar hoqi çadrën dhe u gjunjëzua para saj.
Duke iu drejtuar gazetarëve, ajo tha me një dozë të fortë humori: “Ai po e bën vetëm për të qenë në nivelin tim”.
Gjithashtu kujtojmë se Rama, më 15 janar 2025, i dhuroi homologes së tij italiane një shall për ditëlindje, duke u gjunjëzuar për ta dorëzuar dhe duke kënduar “tanti auguri” (gëzuar ditëlindjen) ndërsa të dy udhëheqësit morën pjesë në Samitin Botëror të Energjisë së së Ardhmes në Abu Dhabi.
Shalli ishte vepër e një stilisti italian që ishte zhvendosur në Shqipëri, i shpjegoi Rama Melonit. /tesheshi.com/






















