Connect with us

Lajme

Valbon Limani me lajm të mirë për qytetarët e Gostivarit: Wi-Fi falas në hapësirat publike

Publikuar

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka njoftuar se në Gostivar tashmë është funksional interneti falas në hapësirat publike të qytetit.

Sipas tij, kjo po bëhet në kuadër të iniciativës WiFi4WB (Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor), e cila sjell lidhje të shpejtë dhe pa pagesë për qytetarët, duke u mundësuar atyre qasje më të lehtë në shërbimet digjitale dhe informacion.

Projekti zbatohet përmes programit EU4Digital Action, me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ndërsa implementohet nga GIZ.

Kjo nismë pritet të përmirësojë ndjeshëm përvojën e qytetarëve dhe vizitorëve, duke e bërë Gostivarin një qytet më të lidhur dhe më të aksesueshëm në epokën digjitale.

NA NDIQ NË FACEBOOK