Connect with us

Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve nga mesnata

Publikuar

më

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim për ulje minimale të çmimeve të karburanteve, me një mesatare prej 2,73 për qind. Sipas këtij vendimi, benzina dhe dizeli do të shiten me çmime më të ulëta nga mesnata.
Sipas njoftimit të Komisionit:

Euro Super BS-95 ulet për 1,5 denarë

Euro Super BS-98 ulet për 1,5 denarë

Eurodizeli ulet për 2,5 denarë

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 3,5 denarë

Mazuti ulet për 2 denarë për kilogram

Këto janë çmimet maksimale të lejuara, ndërsa kompanitë mund të vendosin të shesin edhe me çmime më të ulëta. Zbritja nga OKTA pritet të zgjasë deri në fund të këtij muaji, duke u mundësuar kompanive që furnizohen prej saj të ofrojnë benzinën deri në dy denarë më lirë dhe dizelin deri në tre denarë më lirë se çmimi maksimal.
Në ndërkohë, lidhur me çmimet e ushqimeve, të cilat ndikohen drejtpërdrejt nga lëvizjet e çmimeve të karburanteve, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se gjatë ditës pritet të merret raporti përkatës, i cili do të analizohet me kujdes përpara se të ndërmerren masa konkrete.
“Pres ta marr raportin dhe ta analizojmë këto ditë, dhe pasi ta shqyrtojmë me kujdes, do të dalim me masa të caktuara, të cilat synojmë të jenë të targetuara”, u shpreh Mickoski.
Ai gjithashtu njoftoi se nuk do ta drejtojë mbledhjen e sotme të Qeverisë për shkak të angazhimeve të tjera.

Lajme2 minutes ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme2 minutes ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni17 minutes ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni26 minutes ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Shqipëri56 minutes ago

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Lajme1 hour ago

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

Lajme2 hours ago

Lavdrim Kasami grumbullohet te Maqedonia U19 për eliminatoret 2027

Lajme2 hours ago

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj…

Lajme2 hours ago

Musa Xhaferi pengon ratifikimin e marrëveshjes për kontrollin kufitar hyrje-hyrje me Shqipërinë

Maqedoni3 hours ago

Filipçe godet Mickoskin për Alta Bankën: “Është kryeministër apo ndërmjetës për shitjen e bankave?”

Maqedoni3 hours ago

Ziber dhe Fatime Memeti, pensionistët që mbajnë pastër Banjën e Tetovës, priten nga kryetari Kasami

Kosovë4 hours ago

700 bileta avioni për tri vjet – Zyra e Presidentes ndan mbi 273 mijë euro për udhëtime

NA NDIQ NË FACEBOOK