Connect with us

Lajme

Trim Ismaili: Drejtësi dhe meritokraci në sport – jo diskriminimit, zëri kundër padrejtësisë

Publikuar

Sportisti Trim Ismaili ka reaguar publikisht duke ngritur shqetësime për, siç e quan ai, padrejtësi dhe mungesë barazie në ndarjen e vaucherave për vitin 2024-2025 në sportin vendor.

Në një postim publik, Ismaili shpreh “obligim moral” për të reaguar ndaj asaj që e cilëson si diskriminim, duke theksuar se kriteret nuk po zbatohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë sportistët. Sipas tij, rezultatet dhe arritjet nuk po vlerësohen siç duhet, ndërsa disa emra përfshihen pa transparencë të plotë.

Ai rendit edhe sukseset personale, duke theksuar se është nënkampion ballkanik, medalist i bronztë në Ballkan, i renditur i shtati në Evropian, si dhe kampion i Maqedonisë në vazhdimësi në kategoritë U20, U23 dhe senior.

Ismaili shpreh gjithashtu dyshime se padrejtësitë mund të kenë bazë etnike, duke pretenduar se mundësit shqiptarë nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë nga federata përkatëse.

“Sporti duhet të jetë shembull i drejtësisë, respektit dhe barazisë – jo i favorizimeve dhe përzgjedhjeve të paqarta”, thekson ai, duke kërkuar publikisht rishikim të vendimeve, më shumë transparencë dhe respektim të meritokracisë në ndarjen e vaucherave.

NA NDIQ NË FACEBOOK