Connect with us

Shqipëri

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Publikuar

Izraeli sulmon Libanin, pavarësisht armëpushimit tre-javor mes palëve, duke vrarë 15 luftëtarë të Hezbollahut. Sulmet erdhën pas pretendimeve se edhe Hezbollahu ka lëshuar raketa ndaj izraelitëve.

Në një deklaratë në mediat sociale, ushtria izraelite tha se tre anëtarë të Hezbollahut “që udhëtonin në një furgon të armatosur” u vranë në Libanin jugor, pa dhënë një vendndodhje specifike.

Po ashtu, ushtria tha se vrau një tjetër anëtar të Hezbollahut, “i cili po ngiste një motoçikletë” në jug të vendit, në atë që IDF-ja e përshkroi si “vija e përparme e mbrojtjes” (ose “vija e verdhë”), një zonë në territorin libanez në kufi me Izraelin, të cilën trupat e IDF e kanë pushtuar. Ushtria njoftoi se dy anëtarë të tjerë të Hezbollahut u vranë në një sulm ajror, duke pretenduar se ata “paraqisnin një kërcënim për forcat e IDF-së që vepronin në Libanin jugor”.

Izraeli sulmoi pasi forcat e saj të mbrojtjes zbuluan dy raketa të lëshuara nga Libani Jugor, duke bërë që të ndizen sirenat e alarmit në tri qytete izraelite. “Pas alarmeve në tri qytetet e vendit, u zbuluan dy raketa të lëshuara nga Libani drejt territorit izraelit.

Një raketë u shkatërrua me sukses dhe një tjetër ra në një zonë të hapur”, njoftoi IDF-ja, duke shtuar se nuk pati viktima, por ngjarja u përshkua si një “shkelje e hapur e marrëveshjes së armëpushimit nga Hezbollahu”. Luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut janë përshkallëzuar ditët e fundit, duke sinjalizuar një përkeqësim të situatës së sigurisë dhe duke kërcënuar të prishë armëpushimin që u zgjat nga Donald Trump të enjten.

Lajme42 minutes ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni2 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri2 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni3 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme3 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni3 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme4 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni4 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri4 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë5 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Lajme6 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Maqedoni6 hours ago

Penko merr vendimin për nxënësit nga Çairi – por jo për të gjithë

NA NDIQ NË FACEBOOK