Connect with us

Bota

Të shtëna në zemër të Uashingtonit – Trump evakuohet me urgjencë nga gala elitare

Publikuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është evakuuar me urgjencë nga darka prestigjioze e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, DC, pasi të shtëna me armë zjarri shpërthyen jashtë vendit ku po mbahej eventi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në hotelin Washington Hilton, ku presidenti u largua me shpejtësi nga skena në momentin kur filloi të shtënat pranë sallës së madhe ku zhvillohej gala vjetore e mediave.

Sipas raportimeve zyrtare, Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe anëtarët e kabinetit të tij dolën të padëmtuar nga incidenti.

Në një konferencë për media pas ngjarjes, Trump deklaroi se një person i armatosur me disa armë kishte tentuar të depërtonte në një pikë sigurie, por u neutralizua nga United States Secret Service.

Presidenti e përshkroi sulmuesin si “një person shumë të sëmurë” dhe “kriminel” që kishte sulmuar Kushtetutën e SHBA-ve.

Një oficer i Shërbimit Sekret mbeti i plagosur gjatë ndërhyrjes, por shpëtoi falë jelekut antiplumb dhe, sipas Trump, “është në gjendje shumë të mirë”.

Duke e cilësuar këtë si një tjetër tentativë të rrezikshme ndaj republikës amerikane, Trump u bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve.

Kur u pyet nëse besonte se ishte objektivi i sulmit, ai u përgjigj shkurt: “Mendoj se po.”

NA NDIQ NË FACEBOOK