Connect with us

Lajme

Tahiri i PDK-së qasjen e Kurtit rreth presidentit e sheh si dëshmi që vendi po shkon në zgjedhje të reja

Publikuar

“Sa e shoh klimën dhe qasjen e zotit Kurti, mendoj që vendi ka me shku në zgjedhje”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar zvarritjen e procesit për zgjedhjen e presidentit.

Në “Debat Plus”, ai tha se procesi duhej të përfundonte pa afate shtesë dhe pa përfshirjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse Kurti do ta kishte dashur zgjedhjen e presidentit, do të ishte kryer brenda afatit”, deklaroi Tahiri.

Ai shtoi se PDK ka mbajtur “qasje konstruktive”, duke marrë pjesë në takime dhe duke mbështetur zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, procesi duhet të zhvillohet seriozisht, pa “dramë apo shfaqje politike”.

Tahiri paralajmëroi se, duke parë klimën aktuale politike, vendi mund të përfundojë në zgjedhje të reja.