Connect with us

Lajme

Studentët shqiptarë protestojnë, kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe (FOTO)

Publikuar

Sot, studentët shqiptarë kanë dalë në protestë duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara me ligj, raporton Zyrtare.net

Përmes pankartave, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës aktuale, duke kërkuar respektim të barazisë gjuhësore dhe të drejtave të fituara ndër vite. “Respekto ligjin për gjuhët!”, “Mos mohoni një të drejtë të fituar!” dhe “Marrëveshja e Ohrit nuk rinegociohet” ishin disa nga mesazhet kryesore të shfaqura gjatë protestës.

Studentët theksojnë se kërkesa e tyre nuk është e re, por lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Marrëveshja e Ohrit, e cila garanton përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. Ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe respektim të plotë të të drejtave të tyre arsimore.

NA NDIQ NË FACEBOOK