Connect with us

OP / ED

Studentët kanë të drejtë

Publikuar

më

Shkruan: Arsim Sinani

Në një kohë kur shqiptarët në Maqedoni duhet të ishin unikë dhe të tejkalonin egot personale, ndodh e kundërta: studentët po përdoren si mish për top në lojërat për pushtet të partive politike.

Ata që duhet të ishin zëri i përfaqësimit të popullit dhe garantues të të drejtave të fituara, shpesh e shohin veten të instrumentalizuar për ambicie të ngushta dhe rivalitete personale.

Studentët, me të drejtë, kërkojnë atë që partitë shqiptare nuk kanë arritur të bëjnë: zbatim të barazisë, respekt të Marrëveshjen e Ohrit, përdorimin e Badinterit si mjet për mos ta lejuar majorizimin maqedonas dhe përforcim të të drejtave të shqiptarëve si themeltar në Maqedoni Veriore.

Dështimi i partive shqiptare nuk mund të mbulohet me retorikë boshe apo me shpërndarjen e fajit tek brezat e rinj.

Veçanërisht partitë që dolën nga pakënaqësia e popullit dhe nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kombëtare, duhet ta kishin shfrytëzuar momentin historik për të konsoliduar të drejtat dhe për të dhënë shembull të unitetit shqiptar.

Por shpesh në mungesë të zgjidhjes së problemeve pa dallim të gjitha partitë politike shqiptare kanë zgjedhur rrugën e ndasive, interesave të ngushta dhe kompromiseve të dobëta, për interesa thjeshtë personale.

Kushdo që guxon ti përdorë studentët për lojëra politike, kushdo që provon ti instrumentalizojë ata për të fituar pikë politikë ose për të thelluar përçarjet, e ka fundin të keq.

Studentët nuk janë vegël, as mjet për kusuritje politike, janë fëmijët tonë, janë brezi që kërkon drejtësi, barazi dhe hapësirë që u ngushtohet nga të tjerët, pa kurrfarë logjike dhe kuptimi.

Studentët kanë të drejtë të mos i pranojnë manipulimet politike dhe të kërkojnë e manifestojnë fuqishëm që zëri i tyre të dëgjohet me respekt dhe përgjegjësi.

Mos i keqpërdorni studentët për interesa politike, leni ta manifestojnë atë që 30 vite nuk keni arritur ta kryeni si mision.

Studentët nuk kanë nevojë për partitë politike në protestë, leni ta shprehin lirshëm qytetarinë shqiptare. Ju kryeni detyrimet që ua ka dhënë populli në institucione.

Studentët kanë të drejtë, janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Studentët do ta zgjojnë Maqedoninë veriore dhe europeizojnë, kjo është pranvera studentore që e legjitimon eksistencën dhe gjuhën shqipe.

Me zemër e mendje jam me ta!

Lajme22 minutes ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni2 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri2 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme3 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni4 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri5 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme5 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Lajme6 hours ago

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e Çellopekut: Çdo ditë jemi mes qytetarëve

Maqedoni7 hours ago

ASH alarmon: A do të fshihet sërish historia shqiptare nga Kalaja e Shkupit? VLEN-i të zgjohet para se të jetë vonë!

Lajme7 hours ago

Rrahja brutale e dy të rinjve nga Saraji: Nga katër policët e dhunshëm, padi vetëm për njërin!

Shqipëri7 hours ago

“Veza është pak”, Zhaklin Lekatari thumbon Sara Milën pas debatit, reagon edhe Blendi Salaj

NA NDIQ NË FACEBOOK