Connect with us

Maqedoni

Struga në kaos me faturat e ujit: qytetarët paguajnë, Komuna premton rimbursim me këste!

Publikuar

30 % e banorëve të Strugës i kanë paguar faturat e ujit për muajin shkurt. Pothuajse gjatë gjithë muajit shkurt, Struga mbeti pa ujë të pijshëm për shkak të ndotjes së burimeve në Shum. Këshilli i qytetit vendosi që qytetarët të lirohen nga pagesa e faturave për muajin shkurt. Nga Ujësjellësi për Alsat thonë se nga 8.5 milionë euro të planifikuara, kanë arritur të arkëtojnë vetëm 3 milionë euro.

“Me shumë gjasë faturat do të rimbursohen deri në fund të vitit. Nuk do të kompensohen njëherësh, por në disa këste, pasi ndërmarrja do të vendosej në një gjendje të vështirë financiare. Prandaj i ftoj të gjithë ata që i kanë lënë faturat e papaguara, t’i shlyejnë për muajin shkurt dhe shuma do t’u kompensohet gjatë vitit,” deklaroi Jovanço Meçkaroski – drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve Strugë.

Për avokatin Besnik Asani, me dorëzimin e faturave për muajin shkurt, “Ujësjellësi” është vendosur mbi Këshillin e komunës.

“Kjo nuk është vetëm edhe një copë letre, kjo është anarki institucionale. Dua sot të theksoj qartë se ky mosrespektim ka pasoja shumë serioze juridike dhe financiare. Së pari, këto fatura janë të pavlefshme. Nëse qytetarët me të drejtë nuk i paguajnë, dhe institucioni tenton t’i dërgojë përmbaruesve, këto raste do të bien në gjykatë në bazë të vendimit të këshillit. Dhe çfarë do të ndodhë atëherë? Kjo do të thotë se institucioni do të hyjë në borxhe të mëdha për shkak të shpenzimeve gjyqësore dhe avokatëve. Kush do t’i paguajë këto shpenzime? Përsëri ne, qytetarët. Së dyti, injorimi i vendimeve të komunës nuk është lojë. Kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e detyrës zyrtare,” tha Besnik Asani – avokat.

Asani kërkon nga kreu i Komunës dhe Këshillit që t’i mbrojnë vendimet, që vetë i kanë marrë dhe urgjentisht t’i kërkojnë Ndërmarrjes t’i tërheqë këto fatura. Ndërsa Meçkaroski thotë se vendimi i Këshillit është marrë pas dorëzimit të faturave, dhe se ai është publikuar në Gazetën Zyrtare të enjten e kaluar. /Alsat.mk

Shqipëri43 minutes ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri3 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme4 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri5 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK