Connect with us

Lajme

Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

Publikuar

më

Në një shoqëri ku privatësia është e drejtë themelore, qytetarët duhet të ndihen të sigurt në hapësira intime si kabinat e zhveshjes, ku besimi ndaj ofruesit është maksimal. Megjithatë, realiteti në disa raste është shqetësues, pasi dyshime për vëzhgim të kundërligjshëm me kamera po cenojnë këtë siguri. Një rast i tillë është zbuluar në Interex në Gjilan.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, me të cilin është gjobitur me 8 mijë euro kompania Proex Sh.P.K., e cila ka në pronësi rrjetin e supermarketeve Interex në Kosovë.

Deri të kjo gjobë ka ardhur pas ankesës që ka pranuar AIP në lidhje me shqetësimin se në Interex (25) në Gjilan, përkatësisht njësia e marketit me numër 5343984 të kompanisë Proex Sh.P.K. është instaluar sistemi i vëzhgimit me kamerë, ku një nga kamerat është vendosur në një pozicion që mund të përfshijë pamjen e brendshme të kabinës, e cila është dedikuar për të provuar rroba nga klientët.

Në arsyetimin e vendimit të AIP bëhet e ditur se pala me rastin e ankesës ka treguar se kabina është e hapur nga lart, çka mundëson regjistrimin me kamera, duke i bashkëngjitur ankesës edhe fotografi nga vendndodhja e kamerës në fjalë.

Pas pranimit të ankesës, zyrtarët e AIP më 26.02.2025 kanë realizuar inspektim, ku është konstruar se kamera numër 17 merr pamje nga zhveshtorja, kryesisht pjesën e kokës së klientit.

“Nenin 78, paragrafi 3, i LMDhP-së, ka përcaktuar se vëzhgimin me kamerë ndalohet në hapësirat jashtë vendit të punës, veçanërisht në dhoma të ndërrimit, ashensorë, hapësira sanitare dhe në hapësira pune me potencial të shkeljes së privatësisë së të punësuarve. Një individ që ndodhet në një kabinë prove ka të drejtën të ndiejë se po gëzon një nivel të garantuar të privatësisë, që është e paprekshme dhe e pamundësuar për t’u cenuar nga ndonjë formë vëzhgimi. Kabinat e provës janë të vendosura pikërisht për t’u ofruar individëve mundësinë për të provuar rroba pa pasur frikë se mund të jenë të ekspozuar ndaj vështrimeve të huaja. Vendosja e sistemi të vëzhgimit me kamera, të instaluar nga kontrolluesi përballë një kabine prove e cila është e hapur nga lartë dhe shihet koka e personit i cili gjendët në kabinë, ngre shqetësime të konsiderueshme mbi mbrojtjen e privatësisë. Ky veprim, konsiderohet si një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtës së individëve për privatësi”, thuhet në vendimin e AIP.

Tutje në vendimin e siguruar nga Veriu.info, thuhet se “Proex” Sh.P.K (Interex, njësia 5343984 – Gjilan), njësia në cilësinë e kontrolluesit, ka përpunuar të dhëna personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me nenin 4, nenin 5 dhe nenin 78 paragrafin 3 të LMDhP-së.

Pas inspektimit, AIP me vendim ka urdhëruar kompaninë “Proex” Sh.P.K (Interex) të bëjë largimit e sistemit të vëzhgimit me kamerë që janë vendosur përballë kabinës provuese të rrobave.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Proex” Sh.P.K (Interex) për këtë vendim të AIP, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Ndryshe, në kompaninë Proex Sh.P.K. që ka në pronësi rrjetin e marketeve Interex, 100% të aksioneve i zotëron kompania CDI -Kosovo L.L.C.. Në kompaninë CDI -Kosovo L.L.C. pronar me 93% të aksioneve është biznesmeni Shaip Mikullovci, ndërsa 7% të aksioneve i zotëron Ylber Kuraja.

 

Dokumenti në linkun në vazhdim

DOKUMENT

Maqedoni54 minutes ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri1 hour ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme2 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni3 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë3 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni3 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme3 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport3 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni3 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme4 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

Kosovë4 hours ago

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

Maqedoni4 hours ago

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

NA NDIQ NË FACEBOOK