Connect with us

Lajme

Shabani: Patriotizmi nuk dëshmohet me fjalë, por me veprime konkrete

Publikuar

më

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi publik, duke akuzuar ish-zyrtarë dhe përfaqësues politikë për, siç thotë ai, “hipokrizi politike” në raport me çështjet që prekin shqiptarët.
Shabani thekson se ata që sot flasin më zëshëm për të drejtat dhe dinjitetin shqiptar, janë të njëjtët që, sipas tij, kanë heshtur kur kanë qenë në pushtet dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret.
Ai sjell si shembull periudha të mëhershme në Ministrinë e Mbrojtjes, duke përmendur se deri më 19 maj 2025 zëvendësministre ishte Elfete Ismaili, ndërsa më herët me dikasterin kanë udhëhequr edhe Tiron Jajaga, si dhe ish-ministrat Talat Xhaferi dhe Fatmir Besimi.
“ Nëse kjo çështje është problematike sot, pse nuk është trajtuar atëherë kur kishit pushtetin dhe përgjegjësinë?”, pyet Shabani.
Sipas tij, arsyeja është e qartë: mungesa e prioritizimit të dinjitetit shqiptar përballë interesave për pushtet.
Në reagimin e tij, Shabani kritikon ashpër atë që e quan “shfrytëzim të ndjenjave kombëtare për përfitime politike”, duke shtuar se Marrëveshja e Ohrit nuk duhet të përdoret si slogan, por të zbatohet përmes veprimeve konkrete institucionale.
Në fund, ai bën thirrje që të shmanget, siç shprehet, “patriotizmi selektiv”, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që, sipas tij, nuk kanë vepruar kur kanë pasur mundësinë.

Shqipëri4 minutes ago

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Lajme28 minutes ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Lajme1 hour ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni3 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri3 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Lajme4 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni5 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme5 hours ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni5 hours ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë6 hours ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri6 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme6 hours ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

NA NDIQ NË FACEBOOK