Connect with us

Lajme

Selami: Zgjidhëm problemin me Autobusin në fshatin Bojanë dhe së shpejti minibus për lagjen Vizbeg

Publikuar

Këshilltari i BDI-së në qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, njofton për përmirësime të pjesshme në transportin publik pas komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët dhe angazhimit në Këshill.

Sipas tij, pas kërkesave të paraqitura dhe bashkëpunimit me Ndërmarrja Publike për Transport, gjendja ka nisur të përmirësohet në disa vendbanime, megjithatë mbetet shqetësim serioz flota e autobusëve të vjetruar.
Selami thekson se në fshatin Bojanë është zgjidhur problemi me autobusin dykatësh që nuk mund të kalonte në urë, ndërsa tashmë në funksion është vendosur autobus njëkatësh.

Ndërkohë, për linjën 18A në Vizbeg, ai bën të ditur se pas takimeve me menaxhmentin, është premtuar vendosja e një minibusi në afatin më të shkurtër të mundshëm, i cili aktualisht ndodhet në servis.
Selami thekson se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve, duke theksuar përkushtimin për përfaqësim dinjitoz në qytet.