Connect with us

Lajme

Seferi: Përkujdesje e vazhdueshme për Qendrën Rekreative Sportive Saraj

Publikuar

Drejtori i Parqeve dhe Gjelbërimeve në Shkup, Muamer Seferi, njofton se Qendra Rekreative Sportive Saraj, një nga hapësirat më të bukura dhe më të frekuentuara për qytetarët, ishte sot në fokus të punës së ekipeve të tij.

Ekipet realizuan kositjen dhe mbledhjen e barit të kositur, duke siguruar që hapësira të ruajë gjelbërimin, pastërtinë dhe bukurinë.

Seferi thekson se angazhimi i vazhdueshëm në terren synon që çdo vizitë e qytetarëve në qendër të jetë sa më e këndshme dhe e rehatshme.