Connect with us

Shqipëri

Samiti/ Hoxha: Sfida ime, krijimi i një “atlasi” për të evidentuar kontributin e diasporës

Publikuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në fjalën e tij në panelin “Rruga përpara, nga komunikimi tek bashkëveprimi” në kuadër të Samitit të IV të Diasporës, theksoi nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të koordinuar ndaj diasporës shqiptare.

Hoxha deklaroi se një nga sfidat kryesore mbetet krijimi i një “atlasi” të aktiviteteve të diasporës, që do të evidentojë kontributet dhe angazhimet e komuniteteve shqiptare në vende të ndryshme si SHBA, Kanada, Suedi, Spanjë dhe Zvicër.

Sipas tij, ky hap do të shërbejë për të krijuar një pasqyrë më të qartë mbi energjinë dhe veprimtarinë e diasporës, edhe pse modest në ndikim fillestar.

Një nga sfidat e mia ka për të qenë një Atlas, i gjithë aktiviteteve që diaspora e ka bërë dhe pa ne, ose me ne. Unë shpresoj t’i bëjmë bashkë me përfaqësitë diplomatike. Por ta fillojmë me një atlas që të dimë çfarë bëhet në Kanada, Suedi, SHBA, Spanjë, Zvicër, kudo ka aktivitetet, shoqata, grupe individë.

Këto janë aktivitete ku shpaloset energjia dhe vrulli i komuniteteve tona. Hap modest që nuk do ndryshojë ndonjë gjë të madhe por do japë një pasqyrë më të qartë se çfarë bëhet ku.

Kemi rrjet të pafundmë shoqatash që janë krijuar sipas vullnetit, dëshirës dhe planeve të atyre q ëi kanë krijuar,por s’kemi rrjetëzim. Janë të palidhura. Hajde të shohim s’i t’i bëjmë për të komunikuar. Ne s’mund të veprojmë me diçka që se njohim” u shpreh ai.

Ministri u ndal edhe te strategjia e re për diasporën, duke theksuar se ajo është ende në proces dhe synon të përfshijë sa më shumë ide dhe kontribute nga vetë komunitetet shqiptare jashtë vendit. Ai ftoi diasporën të bëhet pjesë aktive në hartimin dhe zbatimin e saj.

Hoxha sqaroi gjithashtu ndryshimet në strukturën institucionale, duke theksuar se bashkimi i çështjeve të diasporës me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk përbën ulje në rëndësi, por një mënyrë për të rritur prioritetin dhe koordinimin në politikat e jashtme.

“Ne nuk kemi thjesht një diasporë, por një Shqipëri jashtë kufijve, me talente që kanë ndërtuar jetën e tyre diku tjetër”, tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së tyre si aktorë në zhvillimin e vendit.

Hoxha theksoi se sfida mbetet rritja e koordinimit, koherencës dhe matja konkrete e rezultateve në bashkëpunimin me diasporën, ndërsa rikonfirmoi angazhimin për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian dhe për të sjellë standardet evropiane në vend.

Maqedoni50 seconds ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Shqipëri31 minutes ago

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Lajme42 minutes ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme2 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni2 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni2 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni3 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri3 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë4 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni4 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni4 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë4 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK