Lajme
Rruga Kondovë–Radushë–Jegunovcë drejt zgjerimit dhe rehabilitimit të plotë

Rruga që lidh Kondovën me Radushën dhe Jegunovcën pritet të zgjerohet dhe të rehabilitohet në tërësi, ndërsa projekti tashmë ndodhet në fazën përfundimtare, transmeton Zyrtare.
Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, së bashku me zëvendësdrejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Tahir Tairi, kanë qëndruar sot në shtëpinë projektuese për të ndjekur nga afër ecurinë dhe finalizimin e projektit.
Sipas autoriteteve, ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore në këtë zonë, duke mundësuar qarkullim më të lehtë, rritje të sigurisë në trafik dhe lidhje më efikase ndërmjet vendbanimeve.
Banorët e zonës pritet të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky projekt, i cili konsiderohet si një ndër investimet më të rëndësishme infrastrukturore në këtë pjesë të vendit.


















