Bota
Rënie e fortë e çmimeve të naftës pas armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme pas vendimit për armëpushim midis Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran, duke reflektuar uljen e tensioneve gjeopolitike në rajon, raporton Zyrtare.net
Nafta e tipit Brent crude ka rënë në 92.58 dollarë për fuçi, një ulje prej 15.3%, duke sinjalizuar reagimin e menjëhershëm të tregjeve ndaj stabilizimit të situatës.
Analistët vlerësojnë se armëpushimi ka zbutur frikën për ndërprerje të furnizimit global, çka ndikoi drejtpërdrejt në uljen e çmimeve. Megjithatë, ata paralajmërojnë se lëvizjet e mëtejshme do të varen nga qëndrueshmëria e marrëveshjes dhe zhvillimet e ardhshme politike.
















