Bota
Rekord historik në Hungari: Dalja në zgjedhje është mbi 74 përqind

Deri në orën 17:00 është thyer rekordi absolut i pjesëmarrjes në votime, ku kanë votuar 74,23% e votuesve, apo 5,587,935 persona.
Kjo shifër ka tejkaluar tashmë rekordin e mëparshëm të vitit 2002, kur dalja e përgjithshme ishte 73,5%.
Për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2022, pjesëmarrja deri në orën 17:00 ishte 62,9%. Mediat hungareze vërejnë se në vitin 2002, të dhënat e fundit gjatë ditës u publikuan në orën 17:30, ndaj nuk ka të dhëna drejtpërdrejt të krahasueshme për orën 17:00, mirëpo rekordi i asaj kohe në raundin e dytë ishte 67,87%.
















