Connect with us

Lajme

Qamili në terren: 3 projekte paralele po zhvillohen në lagjen Dardania në Tetovë

Publikuar

Zëvendëskryetari i Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se në lagjen Dardania po zhvillohen njëkohësisht tre projekte infrastrukturore me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.

Gjatë një vizite në terren, ai ka ndjekur nga afër punimet në rrugën Dereboj, ku po realizohet përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit atmosferik, si dhe instalimi i një rrjeti të ri të ujësjellësit F/90 në gjatësi prej 500 metrash.

Sipas tij, ky projekt pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit me ujë për lagjen Dardania, e cila, siç theksoi, për dekada ka qenë e lënë pas dore nga udhëheqjet e mëparshme komunale.

Ai bëri të ditur gjithashtu se është realizuar edhe bypass-i i linjës së vjetër të ujësjellësit, duke e lidhur atë me linjën e re, një ndërhyrje teknike që siguron funksionim më të qëndrueshëm të sistemit dhe redukton humbjet në rrjet.

Ky investim i përbashkët synon zgjidhjen afatgjate të problemeve me furnizimin me ujë dhe përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të jetesës në këtë zonë. Nga Komuna e Tetovës theksohet se investimet infrastrukturore do të vazhdojnë me intensitet në të gjitha lagjet dhe vendbanimet./zyrtare/

NA NDIQ NË FACEBOOK