Kosovë
President me 61 vota, Kryeziu: Mund të zgjedhet, por në kundërshtim me procedurat kushtetuese

Duke folur për atë se a mund të zgjedhet presidenti me 61 vota, ai u shpreh se një gjë e tillë mund të bëhet, por është në kundërshtim me procedurat kushtetuese.
“Këta mund ta zgjedhin presidentin edhe me 61, qysh e kanë zgjedhur Pacollin, Gjykata duhet të ndërhyjë, gjykata është i vetmi institucion, i cili e ka për detyrë me konstatu shkelje të procedurës kushtetuese ose të Kushtetutës. Mundet me zgjedh, por është në kundërshtim me procedurat kushtetuese”, tha ai në Dpt te Fidani.




















